Telegrafi

Diferenca ideale në moshë që një marrëdhënie të zgjasë

(Foto: Pexels)

Hulumtimi i ri thotë se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj dhe sa më e madhe të jetë diferenca, aq më shumë ka gjasa që të ndaheni.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël” – domethënë opsioni më ideal.

Lexo po ashtu Avancimi në punë mund të ndikojë keq në martesë: A keni pasur edhe ju përvoja të tilla?

Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë.

Është interesante se ky numër u rrit në 39 për qind për çiftet me 10 vjet diferencë dhe në 95 për qind për ato me dallim moshe prej 20 vitesh.

Lexo po ashtu Si ta kuptosh që ai meriton edhe një shans të dytë

Ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind. /Telegrafi/