Site icon Telegrafi

Dietë me vezë

Gratë të cilat dëshirojnë të dobësohen do të duhej të hanë më shumë vezë. Nikhil V. Dhurandhar nga Universiteti shtetëror në Louisiana dhe kolegët e saj, kanë vërtetuar dobitë e konsumimit të vezëve.

Personat të cilët kanë zvogëluar konsumimin e kalorive dhe janë ushqyer me vezë në mëngjes, kanë humbur mesatarisht 2.7 kilogramë brenda 8 javësh. Ata nga grupi të cilët për mëngjes nuk kanë ngrënë vezë, por biskota, kanë humbur vetëm 1.5 kilogramë – edhe pse nga ana kalorike mëngjesi ka qenë tërësisht i njëjtë.

Shujta e grupit të parë përbëhej nga 2 vezë dhe një tost i bardhë me marmelatë, me përmbajtje të ulët kalorike. Ndërkaq shujta e grupit të dytë, përbëhej nga biskotat, një lugë me djathë të yndyrshëm dhe më pak se një lugë të jogurtit të payndyrshëm.

Personave të cilët janë ushqyer me vezë iu është zvogëluar masa e belit për 83 për qind më shumë, sesa personave në grupin, të cilët janë ushqyer me biskota.

Edhe pse mekanizmi për shkak të cilit vezët veprojnë nuk është tërësisht i qartë, profesoresha Dhurandhar vlerëson se, vezët japin ndjenjën e ngopjes andaj zvogëlojnë apetitin.

Exit mobile version