Ushqimi me nivel të ulët të karbohidrateve (4%), mirëpo i pasur me yndyra dhe dieta me nivel të lartë të karbohidrateve (48%), mirëpo e pasur me yndyra, janë pothuajse njëjtë të mira për heqjen e kilogramëve, për rregullimin e disponimit dhe të menduarit të shpejt.
"Tek pacientët me peshë të cilët mbajnë dietë, duke kufizuar energjitë për të humbur kilogramë, vjen deri tek përmirësimi i disponimit, pa marrë parasysh përmbajtjen e menysë. Andaj përmirësimi më i mirë i procedimit njohës, ka pasur dieta me masë më të madhe të karbohidrateve", ka thënë doktori, Grant D. Brinkworth, nga Commonwealth Scientific and Industrial Research Organization-Human Nutrition në Adelaide.
Ai dhe kolegët e tij kanë përcjellë disponimin dhe disponimin e funksionit njohës të 93 të personave me peshë, prej moshave 24 deri në 64 vjeçare.