Site icon Telegrafi

Dietë me limon

1. Çdo mëngjes pini lëng të freskët të limonit me ujë. Ajo do të ndihmon në sistem digjestiv dhe të përshpejtimit të metabolizmit. Shmangni alkool dhe lëngje me shumë sheqer, ndërsa konsumimin e kafesë dhe çajit zvogëloni në minimum.

2. Hani sa më shumë fruta dhe perime.

3. Barazoni sheqerin në gjak. Dhimbja e kokës, përtimi dhe pamundësia për përqendrim janë simptomat e nivelit të ulët të sheqerit me çka lind dëshira për diçka të ëmbël. Ushqimin bëjeni pak me lëng të limonit, që do ta zvogëlon sheqerin në gjak për 30 për qind. Lëvozhgën e limonit, përdorni në ushqim. Shtoni në supat dhe në sallatat.

4. Zvogëloni konsumimin e ushqimit të pasur me sheqer.

5. Harroni ushqimin e payndyrshëm, sepse trupit tuaj i nevojiten edhe yndyra të caktuara. Sallatat bëjini me vaj ulliri dhe lëng limoni dhe do ti bëni shërbim të madh shëndetit tuaj.

6. Hani produkte të freskëta. Te të tillat nuk ka sheqer të fshehur dhe hemikale që e vështirësojnë punën e mëlçisë, as organeve digjestive. Do të jetë e shkëlqyeshme kur afër ushqimit kryesor do të konsumoni edhe sallatë. Dhe për drekë dhe për darkë.

7. Hani ngadalë ushqimin, sepse ushqimi jo mirë i përtypur e ngadalëson digjestionin.

Gjatë kësaj diete mund të hani çdo gjë që hani zakonisht dhe nuk ju duhet t’i numëroni kaloritë. Lejohen kalori dhe çokollata dhe akullore. Vetëm për një gjë duhet të kujdeseni se të paktën në një ngrënie të ketë limon. Duke e kombinuar këtë dietë me 30-minuta ushtrim për çdo ditë, do të ndiheni më të shëndetshëm pas një jave, ndërsa pas dy jave humbja e kileve do të jetë e dukshme. Me fat dhe jeni të përpiktë. /Telegrafi/

Exit mobile version