Regjimi i ushqimit me mjaltë nuk është i gjatë, mirëpo rezultati është më shumë se i kënaqshëm
Mirëpo, mos u dalldisni – regjimi, edhe pse i shkurtër dhe i rëndë, kërkon vullnet dhe përkushtim, transmeton Telegrafi.
Kjo dietë nënkupton konsumim të mjaltit të bletëve – më i mirë ai shtëpiak. Duhet ditur që sa më i pastër të jetë mjalti, rezultati do të jetë më i dukshëm.
Në një gotë mjaltë gjendet sasi e madhe kalorish. Në të nuk ka yndyrë. Sasia e albuminave është rreth një gram. Kur të merret shpesh dhe në sasi të vogla ai ngop falë vitaminave dhe mineraleve të shumta.
Dieta me mjaltë është e orientuar në pastrimin e trupit nga çdo gjë e panevojshme dhe nga toksina helmuese. Kur ato të nxirren jashtë, shumë shpejt shkrihet teprica e yndyrës.
Ky plan ushqyes çon deri në ndryshim të plotë – mjafton t’i ndiqni këto rregulla.
Dieta me mjaltë zgjat tri ditë.
⦁ Dy lugë supe mjaltë të pastër blete tretni në një gotë ujë të nxehtë.
⦁ Përzieni mirë dhe pini.
Në ditë mund të merrni gjithsej 150 gramë mjaltë të cilin do ta kombinoni me sa të jetë e mundshme ujë.
Gjatë këtyre tri ditëve, lejohet pirja e çajit të bimëve. Pos çajit, ujit dhe mjaltit janë të ndaluara karbohidratet, mishi, ushqimi i rëndë dhe produktet e qumështit.
Është me rëndësi të thuhet që dietën mund ta praktikojnë vetëm njerëzit e shëndetshëm.
Pas përfundimit të dietës me mjaltë, përbërësit fusni gradualisht në menynë tuaj.
⦁ Tri ditët e ardhshme hani vetëm supë dhe ushqim të lehtë.
⦁ Të fundit në meny shtoni mishin e bardhë të pulës pa lëkurë.
Një muaj pas dietës kujdesuni të shmangni ushqimin e fërguar, në mënyrë që të mos shkohet deri në efektin jo-jo. /Telegrafi/