Telegrafi

Dieta rrezikon jetën seksuale

Psikoseksologët shpjegojnë prapaskenat e një diete në krevat. "Ushqimi është një qetësues natyral, prodhon endofinën, e cila na qetëson dhe na heq tensionin. Për pasojë, duke mos ngrënë jemi nervozë, pra më pak të predispozuar t’i lejojmë vetes kënaqësinë. Mund ta quajmë një anoreksi të vërtetë seksuale. Zvogëlohet dëshira dhe energjitë bien në mënyrë rrënjësore.

Seksi sigurisht që ndihmon në humbjen e peshës, "gjimnastika në krevat" djeg po aq kalori sa një seancë aerobie. Një marrëdhënie përfshin muskujt, qarkullimin e gjakut, sistemin kardiovaskular, pra ndihmon shumë në dobësim. Raporti seks-ushqim është shumë më i fortë nga sa mendohet. Dëshira seksuale është e lidhur dyfish me sferën ushqyese.

Këtë na e kujtojnë më së miri ushqimet e shtruara bukur mbi tavolinat tona. Atmosfera romantike është pjesë e këtij takim, ushqimi ka një ndikim të fortë seksual në mendje dhe në trup, të tillë sa për të shkaktuar provokime në shumë raste… dhe automatikisht vjen "një pasdarke" jashtë programi. /Telegrafi/