Site icon Telegrafi

Dieta që po e bën një ‘vrasës’ para porte Haalandin: Norvegjezi zbulon ushqimin që e konsumon dhe nga kush u frymëzua

Golashënuesi më i mirë deri më tani në Ligën Premier, Erling Haaland, ka zbuluar ushqimin e tij që po e ndihmon që të jetë në këtë top formë.

Sulmuesi i Manchester City, i cili shënoi golin e tij të 20-të të sezonit në fundjavë, ka zbuluar recetën e tij të ushqimit që shkon në stilin e Hannibal Lecter në një dokumentar.

Norvegjezi zbulon gjithashtu se ai pi ujë vetëm përmes një sistemi të komplikuar filtri dhe përpiqet të shikojë rrezet e diellit sapo zgjohet.

“Ju (njerëzit e tjerë) nuk e hani atë që e ha unë, por unë jam i shqetësuar të kujdesem për trupin tim. Mendoj se ngrënia e ushqimit cilësor që është sa më vendor është më e rëndësishmja”, ka deklaruar ai.

“Lopa lokale që ha bar atje? Unë ha zemrën dhe mëlçinë”.

Zemra dhe mëlçia janë superushqime të pasura me vitaminë B, hekur, fosfor dhe bakër dhe magnez.

“Gjëja e parë që bëj në mëngjes është të marr pak dritë dielli në sytë e mi – është e mirë për ritmin circadian”.

“Edhe unë kam filluar të filtroj pak ujin tim. Mendoj se mund të ketë përfitime të mëdha për trupin tim”.

Në terrenin stërvitor të Cityt, Haaland u thotë shefave të kuzhinës: “Ju duhet të jeni njerëzit e mi të preferuar”, ndërsa ai kërkon një omëletë me djathë dhe proshutë.

Lojtari 22-vjeçar ka rrëfyer më parë një dashuri për picën. Ai ushqehet me lazanja të bëra nga babai Alfie si pjesë e dietës së tij prej 6000 kalorish në ditë.

Dashuria e Haaland për mishin i bën jehonë rrëqethëses së Hannibal Lecter në filmin e vitit 1991 “The Silence of the Lambs”.

Erase Steenslid, trajneri i Haaland në Dortmund, ka bërë shaka se ylli ishte “gjithmonë më i afërti me pjatat e tij dhe gjithmonë ushqehej shumë”.

Alfie, i cili gjithashtu luajti për Cityn, tha se djali i tij u frymëzua të ushqehej shëndetshëm duke parë dietën e Cristiano Ronaldos.

“Atij iu tregua një histori nga (ish- lojtari i United) Patrice Evra për një drekë që kishte ngrënë me Ronaldon dhe ai kishte vetëm peshk, asgjë tjetër. Erling tani përpiqet të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi babai i norvegjezit.

Sulmuesi është gjithashtu një adhurues i banjove me akull dhe syzeve që filtrojnë dritën blu për të përmirësuar gjumin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version