Në studimin e realizuar nga The National Heart, Lung, and Blood Institute (NHLBI) dhe i cili është botuar në revistën “Neë England Journal of Medicine”, ekspertët kanë vërejtur humbjen e peshës trupore te personat e shëndoshë por me mbipeshë, të cilët kanë përdorur këtë lloj diete.
Vlerat e materieve ushqyese kanë qenë këto: yndyrat 20-40%, proteinat 15-25% dhe karbohidratet 35-65% në raport me kërkesat energjetike.
Ky lloj diete është e ordinuar për njerëzit të cilët kanë probleme me zemër, ndërkohë që rezultatet treguan se mund t’u ndihmojë edhe personave me peshë të lartë trupore që të humbin kilogramët e tepërt.
(Vlen të përmendet se te kjo dietë mungonin sidomos yndyrat e ngopura, ndërkohë që me shumicë kishte fibra ushqyes dietetik).