Telegrafi

Dieta mesdhetare ul vdekshmërinë

Sipas një analize nga një grup epidemiologesh nga Universiteti i Firences, dieta mesdhetare është e shëndetshme dhe nuk e dëmton shëndetin e njeriut.

Në vendet e Mesdheut, që konsiderohen “fanatikë” të ushqimit me shumë pemë, perime dhe drithëra (pjesë e ushqimit mesdhetar, ku përfshihet edhe peshku, vaji i ullirit etj.), është vënë re se numri i vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve të lartpërmendur, është për 9 % më i vogël.

Nëse bëhet ndarja në kategori, rreziku për sëmundjet kardiovaskulare është 6% më i vogël, ndërsa për tumoret dhe sëmundjet Alzheimer e Parkinson është për 13% më i vogël. /TCH/Telegrafi/