Është treguar se femrat të cilat mbajnë peshë të njëjtë me vite, kanë imunitet më të fuqishëm dhe shumë më rrallë sëmuren. Në fakt, femrat me peshë konstante e kanë për 40% imunitetin më të fuqishëm sesa femrat të cilat janë në ndonjë farë diete me ‘jo-jo’ efekt. Ushtrimet e rregullta dhe konsumim i ushqimit të baraspeshuar, i ndihmojnë organizmit në qarkullimin e shëndetshëm dhe stabil të materieve.
Imunitetin mund ta forcojmë nëse hamë më shumë pemë dhe perime dhe nëse kufizojmë konsumimin e sheqerit të thjeshtë. Hani edhe mishin joyndyror, produktet e qumështit me sasi të vogël të yndyrave, drithërat, të gjitha këto në vlera mesatare.
Flini mjaftueshëm dhe bëni ushtrime aerobike, së paku 60 minuta në ditë, siç është ecja e ngadalshme ose ecja e shpejtuar. /Telegrafi/