Telegrafi

Dieta Islamike

MA.Ing. Laura Binxhija Qeska
Fitoterapeute
PhD Kandidate në Bioteknologji
tel. 044 514 111
email: fitoterapia.ks@gmail.com
Fitoterapia në Facebook

Islami lejon myslimanët të konsumojnë pothuajse të gjitha llojet e ushqimeve të shëndetshme përveç mishit të derrit dhe produkteve që përmbajnë alkool. Kjo është gjë e mirë për shëndetin, sepse mundëson shumëllojshmëri dhe pasuri për pjatën e personit i cili agjëron.

Faktet shkencore tregojnë që agjërimi mund të përmirësojë shëndetin e personit, por duhet të përcillet me dietë të balancuar, të përshtatshme e cila plotëson nevojat e organizmit me sasi të duhura të karbohidrateve, yndyrës dhe të proteinave. Në rastet tjera kur ushqimi është i mangët mund të keqësojë shëndetin. Faktori kryesor për përmirësimin e shëndetit është me çka ushqehemi gjatë orëve kur lejohet konsumimi i ushqimit. Duhet të kemi kujdes që gjatë këtyre orëve të mos ndodh mbingrënia, e cila jo vetëm që i bën dëm organizmit, ndikon në shtim të peshës, paraqitjes së sëmundjeve si edhe ndikon në gjendjen shpirtërore gjatë agjërimit.

Çka ndodh me organizmin gjatë agjërimit? Është e rëndësishme të dihet se trupi hynë në gjendje agjërimi afërsisht pas tetë ore nga racioni i fundit, atëherë kur harxhon vlerat ushqyese. Pas kësaj trupi shfrytëzon glukozën si burim energjie, më pas zbërthimin e yndyrave dhe pas disa ditëve në mungesë të burimeve tjera përdorë proteinat nga muskujt si burim energjie gjë që është tejet e pashëndetshme dhe me pasoja shëndetësore. Për këtë arsye preferohet që gjatë syfyrit dhe iftarit të konsumohet dieta e balancuar me pije të pa gazuara, me më tepër ujë, ushqime me vlera ushqyese, me karbohidrate, me pak yndyrë, për të plotësuar rezervat e energjisë në mënyrë që trupi të shfrytëzojë nga glukoza dhe yndyrat energjinë duke e parandaluar shfrytëzimin e energjisë nga proteinat.

Gjithashtu me anë të planit dietal të shëndetshëm ndodh edhe detoksikimi (largimi i toksinave) si një ndër proceset më të rëndësishme të organizmit.
Si alternative e ngrënies rekomandohet dietë e balancuar e cila e mban personin të shëndetshëm dhe energjik gjatë muajit të Ramazanit.

Ne kemi përgatitur një listë të ushqimeve dhe disa këshilla për t’ju ndihmuar gjatë agjërimit, që ta keni më të lehtë dhe të qëndroni të shëndetshëm.

Për personat që agjërojnë rekomandohen së paku dy vakte të cilat duhet të përmbajnë të gjitha grupet e ushqimit në masë të caktuar me përbërës të cilësisë së parë.

Ju këshillojmë të konsumoni mish dhe produkte të qumështit në masë, si: djathëra, kos me pak yndyrë, shumë fruta, perime, shumë pak brumëra dhe bukë sepse kanë shkallë të lartë glikemie dhe si pasoj ndikojnë në shtimin e peshës dhe e çrregullojnë sistemin metabolik.

Poashtu eliminimi i bukës dhe brumërave dhe marrja e pakontrolluar e proteinave e qon trupin në acidozë d.m.th reduktim të rezervës alkaline të gjakut për shkak të akumulimit të acideve, e cila duke e bllokuar qendrën e urisë garanton dobësimin, gjë që sjell pasoja në shëndet.

Syfyri duhet të jetë i shëndetshëm, me masë dhe i cili do të ofrojë energji gjatë ditës, gjithashtu preferohet të jetë i lehtë për tretje.

Gjatë iftarit preferohet të konsumohen pije sipas zgjedhjes tuaj si: ujë, lëngje të frutave, çajëra të caktuar nga bimët, supë me perime dhe shalqiri.

Çajërat nga bimët freskojnë, hidratojnë organizmin, kanë efekt revitalizues, gjithashtu reduktojnë urinë dhe mundësinë për mbingrënie.

Mishi përbënë burim të mirë të proteinave dhe hekurit, konsumoni pak dhe pa dhjam, poashtu kujdesuni që ai të jetë nga ferma që nuk i ushqejnë kafshët me hormone dhe antibiotik. Arsyeja pse duhet konsumuar pak mish qëndron në vështirësinë e tretjes, shembull për t’u tretur një file mish viçi nevojiten rreth 5 orë.

Nuk rekomandohen mishrat e përpunuar dhe të konservuara si: sallamet dhe salsiçet.

Si burim proteinash mund të zgjidhni perimet në vend të mishit si rezultat shpenzojmë më pak, evitojmë kolesterolin dhe e ruajmë shëndetin. Yndyrat e mishit të zier kthehen në yndyra të ngopura dhe krijojnë shumë shpejtë trigliceride dhe kolesterol të lartë.

Sallatat me perime të freskëta kanë më shumë vitamina dhe kripëra minerale se sa ato me perime të ziera.

Preferohen supat me perime si: me thjerrëza, spinaq, karota, bishtaja, brokuli, kungulli, lakra dhe domate (domatet përmbajnë likopen, zierja i ruan substancat aktive si rezultat më shumë ka likopen në domaten e zier sesa në atë të freskët).

Këshillë:

Ziejini sa më pak ushqimin, si mishin pa dhjam, perimet dhe pasi të jenë zier, shtojeni vajin e ullirit dhe shumë pak kripë.

Zgjidhni ushqimet integrale, drithërat, pemët dhe perimet sezonale mundësisht jo të serave për shkak të përdorimit të plehrave kimik dhe pesticideve.

Kufizoni sheqerin, mundësisht përdorni sheqerin e papërpunuar ose sheqerin nga bima Stevia officinalis, sepse është natyral dhe ka më pak kalori.

Si ëmbëlsirë rekomandohet çokollata e zezë dhe biskotat integrale me sasi të frutave, hurma, fikun dhe arrat të cilat përmbajnë fibra dhe kanë vlerë ushqyese.

Hurmat si frut na japin energji, vitamina, kripëra, ujë, vepron tek diarreja, pezmatimi i stomakut dhe zorrëve, treten lehtë.
Këto janë pjata të shëndetshme dhe me vlera kalorike të ulëta.

Mënyra e gatimit është shumë e rëndësishme për t’i ruajtur vlerat ushqimore, metodat të cilat e denatyrojnë më pak ushqimin janë mënyrat e thjeshta si zierja me avull dhe pjekja me qese ose letër alumini.

Aktivitet fizik, të paktën 30 deri 40 minuta në ditë si profilaksa më e mirë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, poashtu muskujt tonifikohen, qarkullimi dhe thithja e oksigjenit përmirësohet, ulet kolesteroli dhe jemi më vital.

Për këshilla dhe plan të detajizuar të ushqimit të shëndetshëm me mas të konsumit, renditje sipas njësive me propozim dhe sasi të artikujve ushqimorë mund të na vizitoni tek “Fitoterapia” dyqan i specializuar për produkte natyrale dhe njëkohësisht është dhe këshillimore ku mund të merrni këshilla nga Fitoterapeuti i certifikuar. /Telegrafi/