Sophia Loren ka gëzuar famën si njëra ndër joshëset më të mëdha, ndërsa kjo dietë i ka ndihmuar që gjithmonë të jetë në top-formë, ndërsa edhe sot u përmbahet këtyre rregullave
Aktorja italiane është e sigurt që aktiviteti fizik është i domosdoshëm, por edhe që ky detoks treditor të shumtën ndihmon që trupi të jetë fit, transmeton Telegrafi.
Rregullat e dietës:
Në afat prej tri ditësh duhet përmbajtur rigorozisht orareve të rekomanduara të racioneve dhe përbërësve të përmendur të produkteve.
Kjo dietë do t’ju ndihmojë t’i humbni midis 1 dhe 3 kilogramëve.
Përparësia themelore e kësaj diete është që zgjat vetëm tri ditë, mirëpo njëherësh ofron meny mjaft të llojllojshme.
Gjatë këtyre tri ditëve nuk do të ndieni nevojë të madhe për ushqim, ndërkaq kilogramët shpejt do të zhduken.
Dita e parë
Kafjalli: 1 vezë e zier dhe 170 ml lëng të freskët të kulluar portokalli.
Dreka: Sallatë perimesh (domate, kastravec, spec etj.), 60 gramë mish pule të zier, një fetë djathi me kalori të ulët.
Darka: 200 gramë makarona, 100 gramë karkaleca të zier, sallatë spinaqi me vaj ulliri, mollë.
Dita e dytë
Kafjalli: 100 gramë drithëra, një gotë qumësht i mazitur.
Dreka: 100 gramë djathë pa yndyrë, sallatë pemësh.
Darka: 200 gramë makarona, 115 gramë mish gjeldeti të gatuar në avull, sallatë, dardhë.
Dita e tretë
Kafjalli: 1 fetë buke nga mielli i grurit dhe djathë me kalori të ulët.
Dreka: 115 gramë mish pule të zier, sallatë e gjelbër.
Darka: 170 gramë djathë me kalori të ulët, llazanjë me sallatë nga perimet e gjelbra me vaj ulliri, 2 pjeshka.
Për kohën e mbetur Sophia Loren rekomandon këtë parim të ushqimit:
▪ Shpesh ha ananas, sepse ky produkt në mënyrë efikase djeg yndyrën
▪ Kurrë nuk përdor salca të yndyrshme me bazë ajkën apo majonezën, por ato me kalori të ulët (siç janë lëngu i limonit, uthulla balzamike etj.;
▪ Alkool pothuajse kurrë nuk pi. /Telegrafi/