Site icon Telegrafi

Dieta e re e Jessica Albas që e shndërroi atë në një person krejtësisht të ri (Foto)

Jessica Alba ndihej e lodhur. Normalisht të qenit nënë, aktore dhe udhëheqëse e një kompanie miliardëshe mund të shkaktojë lodhjen te një person, por ajo kishte menduar se ky problem nuk ishte vetëm çështje e pagjumësisë. Prandaj ajo kishte kërkuar ndihmë nga nutricionistja Kelly LeVque.

Në një intervistë të fundit, LeVque ka shpjeguar se si e kishte ndryshuar krejtësisht dietën e Albas, duke i mundësuar asaj ta fitojë energjinë përmes ushqimit që e merr gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Balancimi i mëngjesit

Alba kishte krijuar shprehinë e shmangies së mëngjesit, gjë e cila ia rriste asaj nivelet e sheqerit në gjak, dhe e bënte të uritur për karbohidrate të shumta gjatë ditës. Kësisoj ajo përfundonte duke u ndjerë e lodhur në orën 15:00, pavarësisht se mundohej të ushqehej shëndetshëm.

LeVeque kishte rekomanduar që ajo çdo ditë ta fillojë me një lëng të shëndetshëm dhe me banane të ngrirë. Ideja ishte ta balanconte nivelin e sheqerit në gjak.

Avokado shpëtimi juaj!

Fatmirësisht këtu Alba nuk duhej të bënte ndonjë ndryshim sepse veçse kishte konsumuar rregullisht avokado. Yndyrat e shëndetshme që gjenden në avokado janë të mira për zhvillimin e qelizave dhe për mirëmbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Ndiqni rregullin e katër kombinimeve të mahnitshme

Çdo pjatë duhet të jetë kombinim i proteinave, yndyrave, fibrave dhe perimeve. Kjo kishte ndihmuar që edhe Alba t’i balanconte shujtat e saj dhe të rifitonte energjinë që i duhej. /Telegrafi/

Exit mobile version