Telegrafi

Dier në radarin e Bayernit

Bayern Munich ka shprehur interesim për Eric Dierin e Tottenhamit.

Sipas Bild, mbrojtësi i Spurs pëlqehet shumë nga bavarezët dhe besohet se drejtues të klubit gjerman e kanë vëzhguar atë nga afër disa herë gjatë këtij sezonit.

22-vjeçari shikohet si zëvendësues i Xabi Alonsos, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Dier ka një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2020, por kjo nuk pritet të ndal Bayernin për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi