Telegrafi

Diellza Sejdiaj, medaliste e bronztë e Evropës për U-21

(Foto: Facebook/KOK)

Karateistja jonë, Diellza Sejdiaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës.

Ajo shënoi katër fitore në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit mundi zviceranen Shomshabok Benz.

Është kjo medalja e dytë e ekipit tonë të karatesë në Evropian, pas të bronztës së fituar dje për juniore nga Behije Mustafa (-59 kg).

KOK përgëzon suksesin e karateisteve tona dhe gjithë komunitetit të karatesë, thuhet në njoftim.