Telegrafi

Diego Costa mund të dënohet me gjashtë muaj burgim

Diego Costa mund të përfundoj në burg, derisa prokurorët do të kërkojnë deri në gjashtë muaj burgim në seancën që mbahet më 4 qershor.

Sulmuesi braziliano-spanjoll sipas Cadena Ser ka shmangur afro një milion euro taksa nga shteti, nga kalimi i tij prej Atletico Madridit te Chelsea në vitin 2014.

Raportimet thonë se prokurorët duan që 31-vjeçari të përfundojë deri në gjashtë muaj në burg dhe një gjobë mbi 500 mijë euro.

Sidoqoftë, duke parë rastet e futbollistëve të tjerë në Spanjë, sulmuesi pritet që të paguajë një gjobë, e burgu nuk do të jetë i vlefshëm.

Ligjet në Spanjën kërkojnë që ai mos të kryejë më asnjë krim ekonomik brenda dy vitesh, mirëpo do të jetë i detyruar të paguajë 36 mijë euro gjobë.

Me gjobë ishin dënuar edhe Cristiano Ronaldo në vitin 2019 dhe Lionel Messi në vitin 2017, për shkak të shmangies së tatimeve. /Telegrafi/