Telegrafi

Didier Deschamps paralajmëron Jules Kounden për mbajtjen e zinxhirit të artë në ndeshje

Didier Deschamps i ka thënë Jules Koundes se ishte gabim që luajti me zinxhirin e artë në qaf kundër Polonisë, pavarësisht nëse ai po përpiqej të bënte një deklaratë politike me logon e ylberit.

“Lojtarët nuk kanë të drejtë të mbajnë zinxhir në qaf”, deklaroi trajneri i Francës. “Ai nuk mund të luajë me syze dielli, orë apo zinxhir, nuk lejohet. Mendova se e kishte hequr. Ky është faji ynë, gabimi ynë”.

Loja u ndal pasi Kounde hoqi stolitë e tij dhe lentet e gjata të kamerave vunë re zinxhirin e artë të stolisur me shkronja me ngjyra të ndryshme, duke nxitur një teori se mund të ishte një protestë ndaj diskriminimit të komunitetit LGBTI.

“Unë nuk e di se çfarë ishte në të, por ai është supersticioz dhe e vesh atë në stërvitje”, shtoi Deschamps. “I thashë: ‘Ti je me fat, do të të kisha kërkuar ta hiqje menjëherë’”.

Franca hasi më pak probleme me vetë lojën, duke kaluar në epërsi në pjesën e parë përmes Olivier Giroud, duke e bërë atë golashënuesin rekord të vendit të tij, pasi mposhti Thierry Henryn që ka shënuar 51 gola.

Kylian Mbappe shtoi dy në pjesën e dytë, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në turne me pesë gola. /Telegrafi/