Telegrafi

Diçka që shihet rrallë, portieri i Grenoble e hodhi topin në portën e tij

(Foto: Screenshot/beIN Sports/Twitter)

Ndeshja e ligës së dytë franceze ndërmjet Caen dhe Grenoble ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të me një gol të Jessy Pi të shënuar nga pika e bardhë, mirëpo diçka shumë e pazakontë ndodhi në golin e dytë.

Portieri Brice Maubleu bëri diçka që askush nuk mund ta kishte imagjinuar. Ai e mori topin me shpejtësi dhe deshi ta hidhte në lojë.

Mirëpo, në mënyrë aksidentale e hodhi topin në mënyrë që u kthye në drejtim të golit të tij.

Maubleu tentoi që ta përmirësonte këtë gabim, mirëpo nuk arriti që ta ndalte topin për të mos e kaluar vijën fatale. /Telegrafi/