Site icon Telegrafi

Diçka në sytë tuaj mund të zbulojë nëse jeni në rrezik të vdekjes së hershme

(Foto: Michigan Medicine)

Edhe pse plakja i prek të gjithë, ajo nuk ndikon në të njëjtat mënyra. Pra, nëse dy persona kanë të njëjtin numër vitesh, kjo nuk do të thotë se ata do të “shkatërrohen fizikisht” me të njëjtin ritëm. Në studimin e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se një detaj nga syri mund të jetë një tregues i vdekjes së hershme.

Sipas një studimi të botuar në British Journal of Ophthalmology, raportuar nga Science Alert, një mënyrë për të matur moshën e saktë biologjike mund të jetë skanimi i kokërdhokut të syrit ose retinës.

Ky proces, i cili përndryshe është i shpejtë dhe pa dhimbje, mund të përdoret nga mjekët në të ardhmen për të zbuluar rrezikun e vdekjes së hershme te njerëzit.

Një algoritëm shumë i saktë ka mundur të parashikojë moshën e afro 47.000 të moshuarve ose ata të moshës mesatare në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se katër vjet.

(Foto: Science Alert)

Më shumë se një dekadë që nga skanimi retinës, 1.871 njerëz kanë vdekur dhe ata me një pamje më të vjetër të retinës kishin më shumë gjasa t’i përkasin këtij grupi.

Për shembull, nëse një algoritëm parashikon që retina e një personi është një vit më e vjetër se mosha e tij, rreziku i vdekjes në përgjithësi rritet me dy për qind gjatë 11 viteve të ardhshme. Gjithashtu, rreziku i vdekjes nga shkaqe që nuk përfshijnë sëmundje kardiovaskulare apo kancer rritet me tre për qind.

Duke qenë se gjetjet janë ende të bazuara në vëzhgim, ende nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë marrëdhënie. Por, rezultatet mbështesin pretendimin se retina është e ndjeshme ndaj dëmtimit gjatë plakjes.

Ky ind përbëhet nga enët e gjakut dhe nervat, ndaj jep informacion të rëndësishëm për to, por edhe për trurin e individit.

(Foto: Everiday health)

Studimet e kryera tashmë kanë sugjeruar se qelizat në pjesën e pasme të syrit të njeriut mund të parashikojnë fillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të veshkave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Mirëpo, vetëm ky studim ka treguar “dallimin në moshën e retinës” si një parashikues i vdekshmërisë.

Shëndeti i retinës mund të jetë një pamje e rëndësishme e shëndetit kardiovaskular, pavarësisht se nuk lidhet me vdekshmërinë nga shkaku i saj.

Pasi studimet e mëparshme treguan se skanimet e retinës mund të ndihmojnë në parashikimin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular, autorët arritën në përfundimin se ajo luan një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes. /Telegrafi/

Exit mobile version