Komuna e Kamenicës ka njoftuar se në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe Ambasadorit Mentor Latifi, kanë nënshtuar kushtet e dakorduara për bashkëpunim dhe investim në vlerë prej 7.3 milionë eurosh që parashihet të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit.
Në njoftim thuhet se ky impiant do të prodhojë 1MG energji elektrike dhe 1 MW energji për ngrohje.
“Prodhimi i biogasit në Kamenicë, pritet të avancojë e zhvillojë edhe sektorët si bujqesia dhe mbeturinat. Kjo nënkupton që fermerët tanë mund të kenë bashkëpunim të ngushtë me këtë impiant në të ardhmen, përveç investimeve vetanake nga investitori”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, në njoftim vijon të thuhet se imipantët e tillë kanë rëndësi të veçantë edhe në tërheqjen e investimeve tjera në industri apo prodhimtari tjera ku kërkohet energji e mjaftueshme, e pavarur, ekonomike dhe stabile.
“Përveç ndikimeve tjera, impiantët e biogazit kanë edhe qëllime më të gjera ekonomike, të mbështetura dhe të perkrahura nga institucionet dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe OKB”, thuhet në njoftim./Telegrafi/