Site icon Telegrafi

“Diamanti në shkretëtirë”, stadiumi i radhës që përurohet nga Katari

Katari ka përuruar zyrtarisht “Education City Stadium”, stadiumin e tretë tashmë të përfunduar për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ky stadium, ka kapacitet prej 40 000 vendeve dhe u përfundua në kohë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon bota prej pandemisë COVID-19.

Stadiumi ka një pamje të jashtme mahnitëse, në formë diamanti, ndaj dhe ka marrë nofkën “Diamanti në Shkretëtirë”.

 

Trekëndëshat që krijojnë një efekt diamanti, ndryshojnë ngjyrën ndërsa dielli lëviz nëpër qiell.

Përveç dizajnit të tij të jashtëzakonshëm, në këtë stadium është instaluar teknologjia më e përparuar, si për shembull në sistemin ftohës të stadiumit.

Pasi të përfundojë Kupa e Botës e vitit 2022, kapaciteti i këtij impianti do të përgjysmohet.

 

20 000 ulëse do të dhurohen për të ndihmuar në ndërtimin e stadiumeve në vendet në zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version