Paraqitja e diabetit gjatë shtatzënisë (që quhet diabet gestacional) rrit në shkallë të madhe mundësitë që më vonë gruaja të sëmuret nga diabeti tip 2, pohon studimi i ri.
Zbulimi dhe mjekimi i diabetit tip 2 është i domosdoshëm nëse femra planifikon që përsëri të mbetet shtatzënë, pasi që diabeti i kontrolluar keq gjatë shtatzënisë, rrit rrezikun e paraqitjes së anomalive te foshnja apo vdekjen e të porsalindurit.