Roma ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Spali 0-3.
Skuadra nga kryeqyteti italian ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe fitoi me plot meritë.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka mbetur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Ishte një paraqitje shumë e mirë. Skuadra e menaxhoi për mrekulli ndeshjen”.
“Jam shumë i lumtur për atë që treguan djemtë në këtë takim”, u shpreh Di Francesco.
“Pas përfundimit të pjesës së parë lojtarët ishin të zhgënjyer që shënuan vetëm një gol. Është ndjenjë e mirë kur ke një ekip që prodhon aq shumë raste”.
Trajneri italian foli edhe për sulmuesin Patrick Schick që arriti të shënoj gol.
“Është shumë i rëndësishëm për ne Schik. Ka punuar shumë dhe goli do t’i ndihmojë në të ardhmen. Ka kualitete të mëdha”.
E krejt në fund, Di Francesco foli për rivalin e ardhshëm që është Liverpooli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Deri më tani nuk kemi menduar për Liverpoolin. Tani fokusohemi në ndeshjen në Anfield pasi duam të bëjmë mirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/