Roma ka pësuar edhe një humbje në Serie A.
Kësisoj Giallorosët rrezikojnë seriozisht të mos përfundojnë në katërshen e parë për të shkuar në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco u akuzua nga tifozët për ndryshime të mëdha në formacion.
Por tani italiani ka shpërthyer kundër lojtarëve të tij duke thënë se ka pak burra në ekip.
“Dua të flas hapur tani, pasi në skuadër ka pak burra dhe ata që janë stërviten shumë keq”.
“Më vije keq sepse kemi shpenzuar shumë dhe nuk kemi fituar asgjë. Kjo është e keqe”, ka thënë Di Francesco.
Ish-trajneri i Sassuolos ka thënë se është e pakuptueshme se si dominojnë ndeshjen dhe humbasin.
“Kemi dominuar ndeshjen dhe në fund kemi pësuar humbje. Është e turpshme”.
“Olimpico na është bërë armik. Kemi pësuar 17 gola në shtëpi nga 26 në total. Kjo është e pafalshme”, u shpreh Di Francesco. /Telegrafi/