Site icon Telegrafi

Di Francesco: Roma është e lindur për të fituar

Roma ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur lehtësisht 3-1 Udinesen në një takim që e dominuan nga fillimi deri në fund.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka mbetur mjaftë i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në fushë.

“Ajo që më intereson më shumë mua është të luajmë mirë, përveç fitore e cila është themelore”.

“Pashë një manovër të madhe nga ana e skuadrës, futbollistët luajtën mirë si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën”.

“Më vije keq që pësuam në fund, por ky është futbolli. Kjo Romë është e lindur për të fituar”, tha trajneri italian.

Javën e ardhshme skuadra verdh e kuqe do ta zhvilloj derbin e Serie A pasi takohet me Milanin. /Telegrafi/

Exit mobile version