Telegrafi

Di Francesco i pakënaqur me lojën ndaj Crotones

during the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on October 22, 2017 in Turin, Italy.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka pranuar se Roma ka mundur të bëjë më mirë ndaj Crotones.

Giallorosët vazhduan ecurinë pozitive të rezultateve me një fitore prej 1-0 ndaj Crotones.

Edhe pse i pakënaqur me rezultatin, Di Francesco thotë se ai me gjithë qejf i pranon pikët.

“Ne kemi fituar, edhe pse kemi mundur të bëjmë më mirë duke marrë parasysh rastet që i krijuam”.

“Ne e kemi goditur shtyllën dy herë, dominuam në posedim dhe arritëm tri pikë të rëndësishme. Unë është dashur të b ëj shumë ndryshime pasi që kemi tri ndeshje në gjashtë ditët e ardhshme”, deklaroi Di Francesco.

Rick Karsdrop debutoi në Serie A si titullar pas operimit në gju. Ai u transferua për 14 milionë euro nga Feyenoordi. Paraqitjen e tij e lëvdoi Di Francesco, duke potencuar më tej se sezoni do të vendoset në fund.

“Besoj se ky sezon do të vendoset në javët finale dhe shpresoj se Roma do të jetë ndër top skuadra. Tani për tani kemi mbrojtjen më të mirë, por ne duhet të jemi më të sakt në sulm”, përfundoi Di Francesco. /Telegrafi/