Roma do të ketë një ndeshje tejet të vështirë në Ligën e Kampionëve.
Por fillimisht Giallorosët do të përballen me Bolognan në udhëtim në Serie A.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se momentalisht nuk po mendojnë për Barcelonën.
“Askush në klub nuk është duke menduar për Barcelonen, pasi kemi një ndeshje tjetër para tyre”.
“Të gjithë kemi mendjen te Bologna, pasi është një ndeshje tejet e rëndësishme për ne”, ka thënë Di Francesco.
Trajneri italian beson se skuadra e tij do të vazhdojë me rezultatet pozitive në Serie A.
“Qëllimi ynë është të përfundojmë të tretët dhe për ta arritur këtë duhet t’i fitojmë ndeshjet radhazi”, tha Di Francesco.
Romakëve nesër pritet t’i mungojë mesfushori Lorenzo Pellegrini, por ky i fundit do të jetë i gatshëm për Barcelonën. /Telegrafi/