Roma nuk është duke kaluar momentet më të mira këtë edicion.
Giallorosët para fillimit të edicionit ishin ndër ekipet pretendente për titull por me kalimin e javëve ata kanë mbetur shumë mbrapa.
Skuadra nga kryeqyteti italian u turpërua në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku u mposhtë 7-1 nga Fiorentina.
Por duket se trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco do të vazhdoj të mbetet në krye.
Ka qenë presidenti i klubit James Pallotta që i ka dhënë besimin e duhur trajnerit italian.
Gjithashtu edhe drejtori sportiv i Romës, Monchi e përkrah trajnerin dhe nuk pritet shkarkimi i tij.
Ndeshjen e radhës në kampionat Roma do ta zhvillojë në Olimpico ku pret Milanin.
Mediat italiane kanë raportuar se edhe në rast të humbjes nga Milani, Di Francesco do të vazhdojë të jetë në krye të Romës. /Telegrafi/