Telegrafi

Di Francesco gëzon romakët: Florenzi kthehet të luajë nga minuta e parë

Eusebio Di Francesco e ka konfirmuar kthimin e Alessandro Florenzit nga minuta e parë për ndeshjen me Veronën në Serie A.

Florenzi nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare në vitin e fundit pas lëndimit që e kishte pësuar në ligamente të këmbës.

“Florenzi? Ai do të luajë nga fillimi”.

“Ai e ka pasur një pushim të gjatë, por do ta zhvillojë një ndeshje të madhe. AI është i motivuar”.

“Schick? Vazhdon të ketë lëndim, që nuk po e lejon të stërvitë. Nuk ka minuta në këmbë, por disa lojtarë të tjerë janë treguar vendimtar në këtë fillim”.

“Karsdorp dhe El Shaarawy? El Shaarawy është gati të luajë nga minuta. Karsdorp ka tërheqje muskulore”, ka thënë Di Francesco. /Telegrafi/