Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Chievon në Olimpico.
Skuadra nga kryeqyteti italian ishte në epërsi të dy golave në pjesën e parë por pas disa gabimeve në mbrojtje lejoi mysafirët barazimin e rezultatit.
E me këtë barazim nuk ka mbetur i kënaqur trajneri Eusebio Di Francesco.
Trajneri i Romës ka thënë se është i acaruar pasi kishin ndeshjen nën kontroll.
“Jam shumë i acaruar me këtë barazim. E kishim lojën nën kontroll dhe bëmë gabime. Nuk arritëm ta menaxhonim ndeshjen siç duhet, kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen por shpërdoruam. I meritojmë kritikat”, tha Di Francesco.
Tutje tekniku romanist pranoi se kanë shumë probleme me mbrojtjen, pasi skuadra e tij duhet të shënojë 4-5 gola për ta fituar një ndeshje.
“Kemi shumë probleme në mbrojtje. Duhet të shënojmë 4-5 gola për të fituar, pasi përndryshe çdo gjë është e hapur. Duhet të punojmë shumë në defensivë, tha Di Francesco.
Në katër javët e para në Serie A, Roma ka marrë pesë pikë me një fitore e një humbje si mysafir dhe dy barazime si vendas. /Telegrafi/