Site icon Telegrafi

Di Francesco drejt shkarkimit, tre emrat e mundshëm që do ta zëvendësojnë italianin

Soccer Football - Champions League - Group Stage - Group G - Real Madrid v AS Roma - Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - September 19, 2018. AS Roma coach Eusebio Di Francesco during the match. REUTERS/Paul Hanna/File Photo

Eusebio Di Francesco nuk ka dhënë dorëheqje edhe pse skuadra e tij nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit.

Roma ka pësuar dy disfata dhe ka barazuar në dy ndeshje tjera në shtëpi në Serie A.

Ndërkohë aventura e Giallorosëve në Ligën e Kampionëve ka nisur me humbje turpëruese ndaj Real Madridi 3-0 ku Roma nuk i bëri ballë për asnjë moment kampionëve të Evropës.

Edhe pse trajneri aktual i Romës ka refuzuar të jap dorëheqje, në Itali shkruhet se mund të shkarkohet nga drejtuesit e Romës.

Madje Corriere della Serra ka zbuluar edhe emrat e tre kandidatëve të mundshëm që pritet ta zëvendësojnë 49-vjeçarin.

I pari në listë është një ish-trajner i Romës, Vincenzo Montella i cili kishte drejtuar vetëm për disa muaj Giallorosët.

Emri tjetër është ai i trajnerit francez Laurent Blanc i cili ka mbetur i lirë pas largimit nga PSG.

Ndërkohë një emër befasues është ai i portugezit Paulo Sousa.

Ish-trajneri i Baselit dhe Fiorentinës aktualisht është duke udhëhequr skuadrën kineze Tianjin Quanjin. /Telegrafi/

Exit mobile version