Site icon Telegrafi

Di Biagio zbulon listën e Italisë për miqësoret me Argjentinën dhe Anglinë

Di Biagio po luan futboll sulmues te Italia U-21 (Getty Images)

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, e ka zbuluar listën e skuadrës së tij për përballjet me Argjentinën dhe Anglinë, duke përfshirë Gianluigi Buffonin dhe Federico Chiesan, por jo edhe Mario Balotellin.

Azzurët janë ende pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Giampiero Venturas, i cili erdhi pas humbjes së ndeshjes ndaj Suedisë, e cila e la jashtë Kupës së Botës.

Di Biagio është trajner që do të jetë përgjegjës për miqësorët kundër Argjentinës në Mançester më 23 mars dhe Anglisë në Wembley më 27 mars.

Lexo po ashtu Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës - ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë

Pavarësisht raportimeve se Balotelli do të filloj të ftohet që nga Kampionati Botëror 2014, sulmuesi i Nice përsëri është lënë jashtë në favor të Patrick Cutrones së Milanit, ndërsa jashtë ka mbetur edhe Simone Zaza i Valencias.

Nuk ka rikthim për Balotellin!

Veterani i Juventusit, Buffon është thirrur, ashtu sikurse mesfushori i Atalantas, Bryan Cristante, ndërsa çuditërisht nuk ka thirrje për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Lexo po ashtu Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane, Di Biagio: Nuk vlejnë golat nëse ka sjellje të keqe Balotelli

Jack Bonaventura merr thirrjen e tij të parë që nga nëntori 2016, ndërsa është debutimi në nivel të lartë për Chiesan dhe Cutrone.

Portierët: Buffon (Juventus), G Donnarumma (Milan), Perin (Genoa)

Mbrojtësit: Florenzi (Roma), Zappacosta (Chelsea), Spinazzola (Atalanta), De Sciglio (Juventus), Darmian (Manchester United), Bonucci (Milan), Chiellini (Juventus), Rugani (Juventus), G Ferrari (Sampdoria)

Mesfushorët: Pellegrini (Roma), Jorginho (Napoli), Verratti (PSG), Cristante (Atalanta), Bonaventura (Milan), Gagliardini (Inter), Parolo (Lazio)

Sulmuesit: Chiesa (Fiorentina), Verdi (Bologna), Candreva (Inter), Belotti (Torino), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), Cutrone (Milan)

/Telegrafi/

Exit mobile version