Telegrafi

Di Biagio e drejton Italinë në miqësoret e marsit ndaj Argjentinës dhe Anglisë

ROME, ITALY - NOVEMBER 08: Italy U21 head coach Luigi Di Biagio gestures during the Italy U21 training session on November 8, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Federata Italiane e Futbollit [FIGC] ka konfirmuar se trajneri i Italisë U-21, Luigi Di Biagio, do të jetë trajner përgjegjës i ekipit të parë për miqësorët e Azzurrëve kundër Argjentinës dhe Anglisë në muajin mars.

Promovimi i përkohshëm nuk vjen si befasi, me zëvendës-komisionarin e FIGC-së, Alessandro Costacurta, zbuloi se Di Biagio do të ishte përgjegjës qysh javën e kaluar.

Megjithatë, tani faqja zyrtare në internet e federatës ka konfirmuar një gjë të tillë zyrtarisht.

Lexo po ashtu Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

“Pas një takimi të mbajtur sot në selinë qendrore të FIGC-së në Romë, në prani të drejtuesit të përkohshëm Roberto Fabbricini dhe zëvendësit të tij Alessandro Costacurta, është vendosur që Luigi Di Biagio të jetë kryetrajner”.

Di Biagio po luan futboll sulmues te Italia U-21 (Getty Images)

“Di Biago do të udhëheq Italinë për dy ndeshjet ndërkombëtare në mars, të planifikuara për 23-tin kundër Argjentinës në Mançester dhe 27-tin me Anglinë në Londër”, thuhet në faqen zyrtare të FICG-së.

46-vjeçari italian luajti pothuajse 500 ndeshje për skuadrat italiane si Lazio, Monza, Foggia, Roma, Inter, Brescia dhe Ascoli.

Lexo po ashtu Largimi i Venturas pothuajse punë e kryer, gjashtë emrat më seriozë që mund ta zëvendësojë atë te Italia (Foto)

Di Biago gjithashtu ka përfaqësuar Kombëtaren e Italisë gjithsej 31 herë, duke përfshirë Kupën e Botës 1998 dhe 2002, plus Euro 2000.

Ish-mesfushori qendror filloi punën e tij të stërvitjes me azzurët si trajnerin i tyre për moshat nën 20 vjeç në vitin 2011, përpara se të futej në ekipin kombëtar U-21 dy vjet më vonë, duke i çuar ato në dy kampionate evropiane radhazi. /Telegrafi/