Telegrafi

Dhuratë pa gabim

Lulet e freskëta në formë tufe të rregulluara në vaze, shportë ose si kërcell, mund t’i dhuroni në të gjitha evenimentet, pos në rastet kur jeni duke shkuar në ndonjë takim zyrtar, ku asnjëherë nuk dërgohet lule.

Një lule, pavarësisht llojit, jepet për arsye sentimentale, tre deri pesë lule mjaftojnë për përvjetorin e martesës ose për ditëlindje. Gjithmonë vlerësojeni mirë sasinë e luleve që të mos dukeni qesharak.

Po ashtu, thuhet se nuk është mirë t’u dhurohen femrave orkide sepse e përkujtojnë femrën për organin e saj seksual, ndërsa asnjëherë nuk dhurohet vetëm një orkide. Për darkë me partneren është mirë të rregullohen vetëm dy lule, të cilat do të krijojnë një atmosferë të këndshme dhe romantike.

Edhe femrat mund t’u dhurojnë lule meshkujve, në mënyrë të njëjtë. /Telegrafi/