Te ne, në botën zyrtare, ende nuk është ndërtuar tradita e dhurimit. Atëherë, në çfarë rastesh mund të jepet dhurata “zyrtare”?
Dhurimi dedikuar të punësuarve, qoftë për mirëseardhje, qoftë për ndarje të ndonjë çmimi, kurorëzimi ose lindjes së fëmijës, ende nuk është bërë gjë e zakonshme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, dhurimi në disa situata mund të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve afariste. Këtu hyjnë dhuratat dedikuar partnerëve afaristë, kur dëshironi të uron i ndonjë jubile ose t’i falënderoheni për përfundim të suksesshëm të punës së përbashkët.
Po kështu, gjest i mirë është nëse dikujt me anë të dhuratës t’i uroni shërim të shpejtë. Për këtë mund të shërbejë diçka fare e thjeshtë, sepse te dhurata më e rëndësishmja është kujdesi.
Me anë të dhurimit mund të uroni fillimin e ri të një pune, mund të përtëritni miqësitë e vjetra, të hapni “dyert e mbyllura”…
Çfarë nuk duhet dhuruar?
Dhuratat tepër personale, parfumet dhe kozmetika duhet lënë për persona të dashur, jashtë botës zyrtare. /Telegrafi/