Në vazhdim mund të shihni 10 nga dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë, duke i renditur nga vendi i 10-të, të cilat pos që janë shumë të shtrenjta, janë edhe tepër të çuditshme.
Në vendin e 10-të është Tualeti i punuar me Swarovski i cili pati një kosto prej $75,000.
Në vendin e 9-të është përvoja e të ushqyerit në një tavolinë, vërtetë të veçantë, të cilën mund ta shini në foto, që pati një kosto prej $200,000.
Në vendin e 8-të është Parfumi Clive Christian Imperial Majesty me një kosto prej $215,000.
Vendin e 7-të i takon një tabele shahu nga Diamanti që u pagua hiq më pak se $409,347.
Në vendin e 6-të kemi një Mercedes Benz SL600 të mbuluar me Swarovski që ka kushtuar $1 milion.
Në vendin e 5-të kemi qaforen e bukur, Amour Amour , që është e punuar me gur diamanti dhe lidhet anash, për rehatinë e qafës së fatlumes që do ta bartë me lëkurë krokodili dhe kushtoi $1.8 milion.
Vendin e 4 – i takon një çante dore, e punuar nga diamantet që në fakt përmban 2 000 gurë diamanti dhe kushtoi $1.9 milion.
Vendi 3-të. Pantoflat më të shtrenjta ndonjëherë, Harry Winston Ruby, që u blenë $3 milion për t’ju bërë dhuratë një vajze.
Në vendin e 2-të– I mrekullueshmi, diamanti Tiffany që kushtoi $6 Milion.
Në vendin e parë – Shtëpia teatër, është si tip montazhe që mund të vendoset brenda shtëpisë. Sigurisht kërkon hapësirë dhe padyshim u vendos në vendin e parë me koston që kishte. Pra, kjo dhuratë e mahnitshme, kushtoi $6 milion.
/Telegrafi/