Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha sot ka realizuar një vizitë me Autobusin e Fillimit të ri, në Malisheve dhe Rahovec.
Hoxha, konsideron se fitorja e Fillimit të ri më 11 qershor, do të shkruaj historinë e re të gruas në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Në rrugëtimin tonë, pas Malishevës, me Autobusin e Fillimit të Ri, vazhduam për Rahovec. Në takim me gratë demokratike, me kandidatet për deputete, Dr. Flora Brovina dhe Beatrisa Pista, theksova se fitorja e Fillimit të Ri, më 11 Qershor, do të shkruaj historinë e re të gruas në vendin tonë.
Gruaja në veprimtari biznesore familjare, gruaja në institucione qendrore e lokale, gruaja në vendimmarrje, janë disa nga kapitujt që diskutuam në takim.
Fillimi i Ri, tejkalon pritjet e shumë grave të vendit tonë, andaj, ju ftoj të dilni të votoni, të jeni pjesë e fitores, të jeni me Fillimin e Ri.