Site icon Telegrafi

Dhunë e paparë gjatë zgjedhjeve në Serbi, publikohen pamjet e sulmit brutal ndaj politikanit opozitar Pavlle Grboviq

Zgjedhjet në Serbi janë duke u përcjell me shumë incidente, ku ka pasur edhe rrahje në vende të caktuara.

Fillimisht ishte raportuar për rrahje mes punonjësve të një qendre votimi në Novi Pazar, transmeton Telegrafi.

E tani edhe në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan e shqelmuan.

Lexo po ashtu Politikani Pavlle Grboviq sulmohet në afërsi të qendrës së votimit në Serbi, i përplaset koka për muri

Fillimisht fjalët e tij ishin vetëm pretendime, por pas publikimit të pamjeve shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.

Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin, kur pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale po analizohen nga organet e rendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version