Site icon Telegrafi

Dhomat më moderne të gjumit: Pesë kombinime ngjyrash që sjellin paqe dhe energji pozitive në shtëpi

Enterieri i dhomës së gjumit duhet të jetë i tillë që t’i mundësojë personit të ndihet rehat dhe bëjë gjumë cilësor dhe të pushojë

Është shumë e rëndësishme që me rastin e rregullimit dhe dekorimit të zgjidhen kombinimet e duhura të ngjyrave.

Dizajnerët kanë zbuluar se cilat kombinime do të jenë trendi më modern dhe absolut në interier për vitin 2023! – transmeton Telegrafi.

Ngjyrat e mbyllëta rozë dhe bezhë

Më së miri duken në sipërfaqet me teksturën mat: koka e krevatit, panelet dekorues, perdet. Një kombinim i këtillë i përshtatet çdo stili, por më së miri duket në neoklasikë. Për detaje shtesë mund të përdorni të zezën dhe të artën.

Livanda e çelët dhe rozë

Ky kombinim i ngjyrave mund të përdoret në tekstil, në pjesë më të mëdha të mobilieve por edhe në tavane. Disenjatorët këshillojnë të shmangni ngjyrat e ngrohta krahas livandës dhe rozës.

Ngjyra e rërës dhe e hirta

Përshtypja që krijon është një enterier me diell, por i qetë që do t’ju relaksojë në mënyrë perfekte dhe gjithashtu duket komode. Është e rëndësishme që thellësia dhe ngopja e dy nuancave të përputhen. Ky kombinim mund të përdoret në sipërfaqe të ndryshme – në mobilie, tekstil, dekorim…

E gjelbra bimore dhe terakota rozë

Kombinimi i tyre duhet të jetë në proporcion përafërsisht 80 me 20. Për shembull, mjafton të merrni një detaj dhe një pjesë të madhe mobilie në terakotën rozë. Ky kombinim shkon mirë me të bardhën e ftohtë dhe të hirtën, të cilat mund t’i përdorni për tavane.

E hirta dhe e gjelbra

Më mirë është që e hirta të jetë baza, ndërsa e gjelbra të përdoret si ngjyrë e dytë primare. Është me rëndësi t’i përmbaheni një nuance – kështu që enterieri të japë përshtypjen që është planifikuar në mënyrë të saktë. Për detaje mund të përdorni të zezën, të bardhën dhe bezhën. /Telegrafi/

Exit mobile version