Dhjetra njerëz dyshohet se kanë vdekur “nga përplasjet e turmave” në festivalin Kumbh Mela të Indisë.
Kështu kanë thënë zyrtarët lokalë në vendngjarje, ndërsa turma të mëdha njerëzish shkuan për t’u larë në një nga vendet më të shenjta të tubimit hindu, përcjell Telegrafi.
Njerëzit “u shtypën” në orët e para të së mërkurës, ndërsa dhjetëra miliona njerëz u dyndën për t’u zhytur në bashkimin e shenjtë të lumenjve Gange dhe Yamuna, në një nga ditët e festivalit hindu.
…..how the world's largest gathering of humans looks like!!
@ Prayagraj, India during the Maha Kumbh Mela 2025. pic.twitter.com/0Sj6EQ9lx8— Swaminathan P (@swami2005) January 28, 2025
Sipas rrëfimeve të besimtarëve, një nga përplasjet më të këqija ndodhi pasi një numër i madh zbritën në lumë për t’u larë, ndërsa të tjerët po flinin në dysheme rreth bregut të mbingarkuar të lumit.
Pas kësaj, trupa të shumtë u panë të shtrirë rreth brigjeve të lumit.
Kumbh stampede: Devotees climb over fences to escape crowds at Kumbh Mela
Multiple casualties were feared in India’s northern state of Uttar Pradesh on January 29, after a barrier broke at the holy bath in Prayagraj, injuring several devotees in a ‘stampede-like’ incident,… pic.twitter.com/oQZeom4VRN
— Forbes India (@ForbesIndia) January 29, 2025
Nga mesi i mëngjesit të së mërkurës nuk kishte ende asnjë konfirmim zyrtar nga policia apo qeveria e Uttar Pradesh mbi viktimat.
20 feared dead in Maha Kumbh stampede, several injured
Deadly stampede broke out at Triveni Sangam in Prayagraj during the Maha Kumbh Mela as massive crowds gathered for the Mauni Amavasya holy dip. Reports claim that crowd control barriers collapsed, triggering… pic.twitter.com/Tvxt1PdbKe
— Nabila Jamal (@nabilajamal_) January 29, 2025
Më shumë se 400 milionë njerëz, turma më e madhe në historinë e saj, pritet të marrin pjesë në festimet e këtij viti të Kumbh Mela, të mbajtura mbi 45 ditë në Prayagraj në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Kumbh Mela është promovuar shumë nga kryeministri Narendra Modi, fytyra e të cilit ishte e dukshme në postera në të gjithë ngjarjen, dhe më parë ai kishte lavdëruar “turmat e jashtëzakonshme dhe të paharrueshme” që po ndiqnin festivalin. /Telegrafi/