Site icon Telegrafi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri prej helikopterëve goditi tjetrin përpara se të dy të përplaseshin në tokë.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 me orën lokale në qytetin malajzian Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine.

Nuk dihet nëse ka ndonjë të mbijetuar.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat e tyre u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim”, ka thënë Marina Mbretërore Malajziane.

Ajo shtoi se do të formojë një komision për të hetuar shkakun e incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version