Site icon Telegrafi

Dhjetë shenja, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin

Lexoni këto shenja, duke i aplikuar ato te lidhja juaj.

1. Pasi që, gjatë fundjavës, i keni bërtitur të dashurit tuaj, ai del nga banesa, por ua lë një DVD me një film që e di se do t’ju pëlqejë.
2. Motoja e tij është: “Ajo është në rend të parë”.
3. E pastron banesën pasi që ju bëni tollovi.
4. Kurrë nuk ju thërret në telefon, kur e di se jeni me shoqet.
5. Kushti i vetëm që jua parashtron, është që të mos e mashtroni me dikë tjetër.
6. Sikur edhe ju, po ashtu edhe ai nuk mund ta kontrollojë qeshjen në ato situata kur të tjerëve nuk u qeshet edhe aq.
7. I pëlqejnë shoqet tuaja dhe kurrë nuk ka bërë komente negative për to.
8. Edhe pse nuk është e vërtetë, ai insiston se darka që keni përgatitur është e mrekullueshme, përkundër asaj se fytyra e tij tregon diçka tjetër.
9. As tani, kur jeni në lidhje që një kohë të konsiderueshme, nuk e keni parë kurrë duke kthyer kokën prapa femrave të tjera.
10. Nëse nuk jetoni bashkë dhe keni shkuar pa paralajmërim te ai, nuk keni mundur ta vëreni as shenjën më të vogël të shqetësimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version