Përfitimet shëndetësore të cilat i sjell aktiviteti fizik janë të shumta dhe nuk kufizohen vetëm me humbjen e peshës.
Duke filluar nga përmirësimi i disponimit e deri te ndërtimi i eshtrave, ka shumë arsye se përse duhet t’i vishni rrobat sportive dhe t’ia filloni vrapit! – transmeton Telegrafi.
Telegrafi iu sjellë më poshtë dhjetë përfitimet e ushtrimeve fizike, të cilat edhe mund t’ju motivojnë të filloni të merreni me palestër që nga dita e sotme:
– Shëndet më të mirë të eshtrave
– Reduktim të rrezikut të sëmundjeve vdekjeprurëse
– Nivele më të larta të disponimit
– Nivele më të larta të energjisë
– Gjumë më i mirë dhe më kualitativ
– Përmirësim i jetës seksuale
– Kujtesë më e mirë
– Produktivitet më i lartë
– Lëkurë më e shëndetshme
– Muskuj më të fortë! /Telegrafi/