Një autobus që transportonte 30 anëtarë të një klubi futbolli të shkollës së mesme u përmbys të shtunën në prefekturën e Kagoshima të Japonisë.
Si pasojë, 10 prej studentëve janë të lënduar janë dërguar në spitale, thanë autoritetet lokale, përcjell Telegrafi.
Lëndimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën, sipas policisë dhe burimeve të tjera.
鹿児島市の県道で
大型バス横転 高校生9人けが19日朝、鹿児島市で高校生など
31人を乗せた大型バスが横転し
消防によりますとこのうち9人が
けがをして病院に運ばれた
ということです
いずれも命に
別状はないということですhttps://t.co/rjyZSMc1cP pic.twitter.com/qJcHoLP71w— NHK鹿児島放送局 (@nhk_kagoshima) August 19, 2023
Shoferi i autobusit bëri një thirrje urgjente rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi incidenti ndodhi në një rrugë malore në qytetin e Kagoshima.
Policia thotë se nuk ka dyshime se në aksident janë përfshirë automjete të tjera.
Autobusi po transportonte ekipin e futbollit të shkollës së mesme Kokubu për në Hioki, ku ata ishin planifikuar të kishin një ndeshje praktike, thanë burimet. /Telegrafi/