Telegrafi

Dhjetë momentet më të mira në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major – aksioni nga rigoN pjesë e listës

Turneu Major i CS:GO, PGL Antwerp Major ishte fantastik, ku pati befasi të shumta, njëra ndër to ishte edhe arritja e ekipit shqiptar Bad News Eagles.

Në turneun i cili u mbajt në qytetin Antwerp të Belgjikës, garuan ekipet më të mira të botës, në garën për një grup çmimesh prej 1 milion dollarë.

Fitues i këtij turneu madhor doli ekipi i FaZe në krye me kapitenin karrigan, të cilët fituan një turne Major për herë të parë, pasi mposhtën ekipin Na’Vi në finale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Nuk munguan as momentet fantastike nga lojtarët e ekipeve gjatë këtij turneu, ku pjesë e kësaj liste është edhe lojtari shqiptar Rigon ‘rigoN’ Gashi, me aksionin e tij fantastik kundër ekipit brazilian MiBR.

Më poshtë e gjeni videon nga PGL me dhjetë momentet më të mira gjatë turneut PGL Antwerp Major. /Telegrafi/