Site icon Telegrafi

Dhjetë minuta për stomak të rrafshët dhe vithe të forta: Joga e cila ju transformon trupin

Nëse ende hezitoni se a duhet të bëni ushtrime dhe cilat ushtrime duhet t’i bëni, kjo video dhjetëminutëshe përnjëherë do t’ju detyrojë t’ia filloni, sepse rezultatet janë fantastike.

Të mirat e jogës janë shumë të njohura – liron nga stresi, drejton kurrizin, përmirëson qëndrimin dhe pozitën e trupit dhe ndikon në mënyrë efikase në shëndetin, transmeton Telegrafi.

Praktikimi i rregullt i pozitës asana tendos muskujt dhe trupin, ndërsa autori i programit Ultimate Yogi dhe ekspert në këtë fushë, Travis Eliot, ka propozuar disa poza joge të cilat janë treguar ideale për tendosje të stomakut dhe të vitheve.

Për serinë e pozave ju nevojiten rreth dhjetë minuta, prandaj bëjeni gati shtresën, pak hapësirë dhe shtypni play.

/Telegrafi/

Exit mobile version