Telegrafi

Dhjetë mijë fëmijë të pambrojtur në Afganistan

Rreth 10 milionë fëmijë në Afganistanin e shkatërruar nga lufta janë në rrezik për shkak të mungesës së ushqimit.

“Save the Children” ka kërkuar një donacion prej 1.3 miliard dollarësh për t’i ndihmuar, raporton dailysabah.

“Pak më shumë se 18 milionë afganë, përfshirë 9.7 milionë fëmijë, kanë nevojë të jashtëzakonshme për jetesë, përfshirë ushqimin”, tha organizata në një deklaratë.

Organizata kërkoi 1.3 miliard dollarë donacione për ndihma gjersa Chris Nyamandi, drejtori i saj në Afganistan, tha se popullsia në atë vend aktualisht po vuan tre herë më shumë, për shkak të konflikteve të dhunshme, varfërisë dhe pandemisë së viruseve.

“Është një situatë jashtëzakonisht e keqe që kërkon vëmendjen urgjente të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saja partnere në punën humanitare do të kërkojnë 1.3 miliard dollarë ndihmë për 16 milionë afganë që kanë nevojë për të këtë vit. /Telegrafi/