Coronavirus pritet të ndryshojë tregun e transferimeve këtë verë, por shifrat e lojtarëve më të vlefshëm nuk kanë ndryshuar, pasi Kylian Mbappe vlen ende afro 260 milionë euro.
Sipas algoritmit CIES Football, Mbappe ende vlen 259.2 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë.
Pas francezit, katër lojtarët e tjerë që vlejnë më shumë janë anglezë dhe anëtarët të ekipit kombëtar që udhëhiqet nga Gareth Southgate.
Vendi i dytë shkon për Reahem Sterling që kushton afër 200 milionë euro, i përcjell nga Jadon Sancho që kushton 20 milionë euro më pak.
Alphonso Davies mban vendin e nëntë, pas paraqitjeve fantastike në Bundesligë me Bayern Munich.
Antoine Griezmann, është lojtari më i vjetër në listë me 29-vjeç. Ai
Ederson i Manchester City është portieri më i vlefshëm me 86.8 milionë euro, ndërsa tek mbrojtësit Matthijs de Ligt kryeson listën me 104.7 milionë euro. /Telegrafi/