Anësori i Borussia Dortmundit, Achraf Hakimi është cilësuar lojtari më i shpejtë i Bundesligës, pasi mban rekordin e shpejtësisë prej 36.49 kilometrave në orë.
Ditëve të fundit doli në pah një ‘sprint’ i mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies, i cili shtangu të gjithë duke ndalur sulmuesin Erling Haaland.
Megjithatë, shpejtësia maksimale e Davies prej 35.3 km/h nuk ka arritur të zë vend as në dhjetshën e më të shpejtëve në Bundesliga.
Rekordi për lojtarin më të shpejtë nga fillimi i sezonit 2011/12 mbahet nga 21-vjeçari i Dortmundit, Hakimi, i cili arriti shpejtësinë prej 36.49 km/h gjatë fitores 5-0 të ekipit të tij ndaj Union Berlinit.
“Achraf është një armë e vërtetë për ne. Shpejtësia e tij është e jashtëzakonshme”, ka thënë Reus për gazetarët.
Në vendin e dytë në këtë listë renditet Rabbi Matondo me një rekord prej 35.97 km/h, ndërsa Kingsley Ehizibue kompleton treshen me shpejtësi prej 35.85 km/h.
Në listë gjenden edhe emra tjerë si Kingsley Coman i katërti, Pierre-Emeric Aubameyang i shtati dhe Artjoms Rudnevs në të dhjetin.
10 lojtarët më të shpejtë të Bundesligës që nga sezoni 2011-12
/Telegrafi/