Site icon Telegrafi

Dhjetë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në dy ditët e fundit në këtë afat kalimtar: Nga Celina e Dajaku te Manaj e Zeqiri

Afati kalimtar veror ka qenë plot emocione këtë vit, edhe pse klubet kanë vuajtur nga kriza ekonominë shkaku i COVID-19. 

Emra si të njohur të futbollit shqiptar si Xherdan Shaqiri, Elseid Hysaj, Milot Rashica, Etrit Berisha, Ezgjan Alioski kanë ndërruar skuadra.

Por edhe në ditët e fundit, kishte nga ata që u bë më skuadra të reja.

Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani dhe Bersant Celina u bën me skuadra të reja.

Ujkani ka nënshkruar me Empolin, ndërsa Celina është kthyer te Ipswich Town. Sot ka ndërruar mjedis edhe Rey Manaj që ka kaluar nga Barcelona te Spezia.

Më poshtë i gjeni dhjetë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në këto dy ditë.

Leon Dajaku – Sunderland

Samir Ujkani – Empoli

Rey Manaj – Spezia

Bersant Celina – Ipswich

Kastriot Dermaku – Lecce

Andi Zeqiri – Augsburg

Donis Avdijaj  – TSV Hartberg

Imran Bunjaku – Aarau

Jetmir Topalli – Istanbulspor

Robert Gojani – Silkeborg

/Telegrafi/

Exit mobile version